Nė datėn 5 janar tė vitit 2008, nė bibliotekėn e qytetit tė Elbasanit,

"Qemal Baholli", u promovua romani im i parė, nė lėmin e gjuhės shqipe,

 i titulluar: "DETI PA DALLGĖ".

Botuesi im, zoti Miljanov Kallupi, ua huazoi romanin disa prej njerėzve

mė tė shquar tė letėrsisė elbasanase, tė cilėt pasi e lexuan atė, bėnė

kritikat e tyre gjatė promovimit tė romanit.

 Mė poshtė vijojnė disa prej tyre,

 Nexhip Bashllarai, Rakip Zhguni, Miljanov Kallupi, Hyjni Ceka,

 Mihal Disho, Vera Kreka, Vehab Xhindolli etj,

 

 

 

 

Shkrimtari i njohur elbasanas, zoti Hyjni Ceka pasi e lexoi librin,

ndėr tė tjerash, tha:(Gojarisht):

 

Sapo e lexova librin e Rezartit, "Deti pa dallgė" u befasova mjaft.

E lexova atė pranė romanit tim tė sapobotuar, dhe po ju them

me sinqeritet tė madh se kjo ėshtė njė vepėr e madhe,

e cila padyshim nderon Elbasanin.

Ky roman pėrbėn analizėn mė tė mirė tė viteve tė pluralizmit.

Rezarti ka pėrshkruar gjithcka me dhimbje, dashuri

dhe realizėm tė rrallė.

Sot, duhet tė ishin prezentė paria jonė politike.

Po, po, ata halabakėt tanė qė e ēuan kėtė vend nė pikė tė fundi,t

duhet tė ishin tė gjithė kėtu.

  Njė gjė nuk mė pėlqen nė kėtė libėr: kopertina e hollė e tij.

Kjo vepėr meritonte njė kopertinė mė tė trashė dhe cilėsore.

Edhe piktura e pėrdorur nė kopertinė nuk i pėrshtatet edhe aq romanit.

  Po e them edhe njė herė, se Elbasanit po i lind njė shkrimtar i madh,

ē'ka do tė thotė, se ai po pason traditėn e madhe letrare, qė gėzon ky qytet.   

 

 

 

 

 

Peshėngritesi i famshėm elbasanas, pėrkthyesi i talentuar

Vehab Xhindolli i cili e lexoi romanin me vonesė,

u shpreh nėpėrmjet telefonit si mė poshtė:

 

E lexova romanin tuaj me kėnaqėsi tė madhe. Pėr herė tė parė

nė jetėn time kam ndjerė njė kėnaqėsi tė madhe pas leximit tė njė romani.

Ju, pėrveē frymės realiste, qė e pėrshkon romanin tejpėrtej,

pėrpiqeni edhe tė afroni shqiptarėt me popujt fqinjė, konkretisht

me grekėt e italianėt.

 

               28-01-2008

 

 

 

 

-Rezart Palluqi-

-DETI PA DALLGĖ-

(ROMAN)

 

 

-NGA MIHAL DISHO-

-JANAR 2008-

 

Romani pėrbėhet nga 325 faqe, nė 14 kapituj si dhe njė hyrje dhe

pasthėnie domethėnėse, po vetė tė autorit qė kanė lidhje organike

 me subjektin e romanit ku Rezarti pėrshkruan, trajton, jep mendime,

filozofon e thekson edhe pėrfundime pėr kėto probleme kryesore

qė nuk janė pak si:

-          tė gjėndjes politike, ekonomike e kulturore;

-          tė udhėtimit si rrefugjat;

-          tė marėdhėnieve midis shqiptarėve e grekėve;

-          tė punės, pagesės dhe jetesės nė shtetin fqinj;

-          tė dashurisė dhe marėdhėnieve me pronarėt dhe shoqėrinė;

-          tė problemeve me policinė;

-          tė problemeve familjare;

-          tė problemeve piramidale;

-          tė udhėheqėsve tė kaluar dhe aktualė;

-          tė pluralizmit dhe demokracinė;

-          tė zgjedhjeve aktuale;

-          tė traditave si tė popullit tonė dhe popullit fqinj grek;

-          etj, etj, dhe kėto nuk janė trajtuar e letrarizuar thjeshtė, por

        sipas mendimit tim nė njė nivel tė mirė dhe pranueshėm artistik;

        gjė pėr tė cilat disa po i theksoj tani:

1)       tregon qė di dhe ka lexuar, ka kulturė dhe kjo duket kur flet pėr filozofėt

       grekė apo aktualitetin italian, por nė pėrgjithėsi pėr kulturėn e tyre.

2)       Integron( gėrsheton bukur pėrshkrimin gjeografik, moral, pushtetor

       si dhe gjėndjen reale me filozofime tė spikatura.

3)       Vuajtjet i tregon "nė bashkėpunim" me njohuritė qė ka pėr helenėt dhe

        gjėndjen reale tė vendit tė tij.

4)       Shoqėrimi   i prozės me poezi tregon pėr kulturėn letrare tė Rezartit.

5)       Me shprehjet figurative qė pėrdor jep njė djalosh tė kėndueshėm.

6)       Bėn dhe filozofime ( gjė qė mė poshtė do tė jap tė tilla si dhe

figuracione qė Rezarti tė tillė ka jo me trastė por me thasė)

7)       Veē punės, Rezarti do edhe tė kulturohet ( kėrkimi i revistave letrare etj

        nė plehėra); ai di tė karakterizojė dhe portretizojė burrat dhe gratė greke.

8)       Di tė ndajė kujdesin njerėzor( njerėzimin) nga politika, shteti dhe policinė.

9)        Biseda me prokuroren ( Evangjelinė) tregon pėr kulturėn dhe mendimin

        e pavarur tė Rezartit.

10)     Vėmėndėsia nė tė lexuar bėn tė kuptosh apo mė saktė tė perceptosh

 krahasime tepėr profesionale (madje tė profesioneve apo fushave

 mjaft tė ndryshme)- pėr tė cilat siē thashė mė lart do t'i citoj mė poshtė:

11)     Krimet dhe masakrat i trajton pėr tė dyja palėt ( shqiptare dhe greke).

12)    Me njohjen e kulturave tė ndėrsjellta Rezarti do qė t'i afrojė tė dy popujt:

13)    "se popujt po tė lihen tė lirė, tė mos ndikohen nėpėrmjet fanatizmit,

14)    ngjyrės sė lėkurės apo superioritetit kulturor, mund tė bashkėjetojnė si

15)    fqinjė paqėsor" ( madje ky ėshtė mesazhi mė kryesor qė jep Rezarti);

       gjithashtu unė jam i mendimit se kultura dhe vela kulturore do tė

        na integrojė pėr nė Evropė.

16)    Ka mundur tė futet edhe nė gjėrat elementare tė jetės e veprimeve greke,

psh kryqi qė bėhet duke bashkuar me tre gishtat kryesorė.

17)    Nuk mungojnė edhe personazhe tė shumtė, qofshin shqiptarė apo

Grekė, qė Rezarti di mė sė miri t'i analizojė, karakterizojė,

       temperamentojė dhe portretizojė (ai mbi tė gjitha nė qėnder ka veten e vet)

18)    Tashmė po ju njoh vetėm me disa filozofime dhe figuracione qė siē thashė

mė lart janė pa hesap te Rezarti:

1)       Buzėqeshja kishte shtegtuar…

      … liqeni mund tė zgėrdhihej…

      … me dritėn hėnore qyteti krihte flokėt

      Qielli, toka dhe natyra me pyjet e zogjtė e saj putheshin dhe i

       shkelnin syrin njėri-tjetrit tė eksituar.

       Kombi nuk vdes prej urisė, por prej mungesės sė oksigjenit tė lirisė.

       Kujtesa ime kishte vdekur pėrkohėsisht…

      ….shenjat e tė goditurave nė trupin tim ngjanin me autografėt e personaliteteve

      politike tė ditės.

2)       si kalli misri….   Si luan i uritur… si fasulja pėrqark degės…

si kokrra gruri nė remėn e shiut… si ujėrat e furishėm tė lumit

si tullat nė njė mur…  ngjante me njė pikturė tė dėshpėruar tė Pikasos

… si oksigjeni nė anijen kozmike… si druri i  hellit kur piqet qengji

si brum i ardhur buke… si dy qershi nė njė tortė. 

Unė siē thashė janė me thasė, por pėr tė mos krijuar mėrzi kėto

mendova t'ju servir. Rezarti edhe nė muhabete tė lirshme ėshtė i ėmbėl.

Madje kam fiksuar shumė, por njėrėn po e them edhe kėtu, qė ai

vendosi ta botojė librin nė Elbasan dhe pikėrisht te Egnatia, qė pėr

lidhės ka meritė Nexhip Bashllari si dhe fjalė tė mira, madje edhe

mė shumė te mua duke thėnė pėr botuesin Miljanov Kallupin,

pėr punėn e kujdesshme, pėr redaktorin Kujtim Agalliu

dhe recesenten Elizabeta Myftari.

  

   Sė fundi Rezart tė uroj  sukses

    dhe vetėm sukses pėr tė ardhmen.

 

        03.01.08

 

    

 

 

 

 

Kritika e kryetarit tė lidhjes sė shkrimtarėve tė Elbasanit, dhe botuesi i romanit,

zoti Miljanov Kallupi

           

Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgė" tė shkrimtarit dhe poetit elbasanas

Rezart Palluqi.

Pėrshėndetje tė gjithėve

Mirėseardhja juaj ėshtė nderim pėr shoqatėn e shkrimtarėve tė Qarkut tė Elbasanit,                  si dhe poetin dhe romancierin elbasanas me banim nė Hollandė, Rezart Palluqi.

   Po kush ėshtė Rezarti? Cili ėshtė romani "Deti pa Dallgė"

   Rezarti ende si ka mbushur 32 vjeē. Mė 1992 ndėrpret gjimnazin dhe si shumė shqiptarė tė tjerė,merr rrugėn e emigracionit pėr nė Greqi. Viti 1999 ishte pėr tė njė vit fatlum e ogurbardhė sepse boton nė greqisht poezitė dhe artikujt e parė nė gazetat lokale tė ishullit tė bukur tė Mitilinit me tema rreth emigracionit dhe bashkejetesės shumėkulturore. Kontribut tė dukshėm dha me shkrimet e tij nė gazetėn Elbasani. Pas shumė vitesh nė Greqi, emigron mė 2005 nė Hollandė, ku banon nė qytetin e Almeres me gruan e tij hollandeze dhe me dy fėmijėt e tij tė dashur, Albanin dhe Omarin. Ėshtė bėrė anėtar i shoqatės sė shkrimtarėve tė Almeres dhe mė 2006 botoi vėllimin e parė poetik nė gjuhėn hollandeze "A i ke pirė ndonjėherė lotėt e fqinjit tėnd?"   Romani "Deti pa Dallgė" ėshtė libri i tij i parė nė lėmin e prozės sė gjatė.

Tė dashur miq pjesėmarrės. Ka ardhur njė kohė sot qė kushdo (mjafton tė ketė pesė lekė nė xhep) dhe mund tė botojė njė libėr. Por kur libri justifikon botimin e tij ne gėzohemi e krenohemi se shtohen rradhėt e shkrimtarėve tė talentuar, tė cilėt fisnikėrisht, urtėsisht, imtėsisht, thjeshtėsisht,dhe nė mėnyrė pasionante i dhurojnė popullit dhe kombit tė tyre vlera tė vyrera letrare.

      Pa e egzagjeruar dhe pa ia rritur mendjen autorit, them me zemėr tė pastėr se Rezarti i ka pėrmbushur kriteret qė pjella e tij tė jetė jo njė monstėr por njė fėmijė i shėndetshėm, i bukur, qė di tė kėndojė edhe tė tjerėt kur ta shikojnė e ta prekin.

Dihet nga tė gjithė se jo tė gjitha kambanat kanė tingull dhe jehojnė tė njėllonjtė. Edhe kambana e Rezartit tingullon e jehon ndryshe dhe zėri i saj ka vetėm njė jehonė. Dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme dhe esenciale pėr njė krijues.

  Rezarti ka njė vlerė shumė domethėnėse egzistenciale. Ai nė kėtė shoqėri tė trazuar dhe tranzicion tė tejzgjatur guxoi dhe guxon fort. Ai mbijetoi ( jo thjeshtė si qėnie fiziologjike) por si qėnie me eshtra e gjak, me nerva e shpirt. Ai mbijetoi sepse mendoi. Latini thotė: "cogito, ergo suni" ( mendoj, prandaj jam).

   Edhe njėherė e pėrsėris: ai mbijetoi se mendoi. Po ē'mendoi Rezarti? Mendoi tė mbulojė defiēitet e shkollės duke e kompensuar me pasionin e madh tė leximit( sa herė ikte e vinte nga Greqia e sė voni nga Hollanda, cantat e tij rėndonin nga librat) Mendoi tė thoshte diēka me zėrin e tij, tė lidhej me qarqet letrare ku ka emigruar dhe tash sėfundi me shkrimtarėt elbasanas. Mendoi si tė jetė mė shumė kėmbėngulės, mė shumė pasionant, mė shumė pėrkushtues, mė shumė human, mė shumė njeri. Edhe kėto detyra po i pėrmbush me sukses. Mendoi te ketė njė karakter tė fortė e rebel, tė ngėrthyer me kontrakdita e me trazime shpirtėrore.

Ndryshe si mund tė bėhesh shkrimtar? Dhe kėtė ēdo ditė e forcon mė shumė. Sė fundmi mendoi tė bėhet diēka nė jetė dhe ai shkallė-shkallė po i kaplon tė pėrpjetat e pashoqa me njė humanizėm tė thellė. 

Po ē'ėshtė romani "Deti pa Dallgė"?

Njė sintezė e fuqishme dhe njė anatomi e hapur e kohės qė kemi kaluar dhe pėrjetuar tė gjithė nga fillimet e demokracisė gjer nė rrėzimin e firmave piramidale. Njė kohė me dramat, gėzimet e zhgėnjimet e shqiptarėve nė njė kohė me plagėn e madhe e tė pashėrueshme tė emigracionit. Dhimbja qė mbart sakrifica pėr njė jetė mė tė mirė pėrshkon pjesėn mė tė madhe tė romanit. Tė gjitha skenat, ngjarjet, marrėdhėniet me shqiptarėt dhe me vetė grekėt paraqiten me njė dashuri tė pashoqe, me njė humanizėm tė thellė.

Ky djalė i ri,pa paragjykime ka tė drejtė ti gjykojė gjėrat jo si nė film bardh e zi, por ai ėshtė shumė i pastėr dhe nė njė mėnyrė kalon caqet e naivitetit kur thotė: "Desha tė pėrhumbesha i uritur nė sallat e bibliotekave hijerėnda, tė pasurojė mendjen me gurėt e xhevahirtė tė kulturės sė lashtė helene. Jo vetėm tė lexoja pėr Aristotelin, Sokratin, baballarėt e legjendave, Eskilin, por edhe tė mėsoja edhe pėr bėmat e zotėrave tė lashtė si tė spikasja edhe dijen e tyre te trashėgimtarėt, grekėt e sotėm. Isha nisur drejt njė tempulli qė rrezatonte gjithė botėn, si njė ujėvarė mbi tokėn e Saharasė, pėr shekuj tė tėrė dritėn fillestare tė qytetėrimit".

      Nė romanin e Rezartit, nė asnjė rast nuk shfaqet, urrejtja, mallkimi,mungesa e dashurisė dhe e humanizmit, por gjithēka ėshtė e bukur e njerėzore. Kėtė e tregojnė fare bukur personazhet, duke filluar nga prindėrit, Arditi, Shpėtimi, Arjani, mėmė Emineja, Suzana, Sejfedini, etj, tė cilėt kanė botėn dhe gjykimet e tyre tė pavaruara. 

  Stili nė romanin e Rezartit ėshtė i veēantė. Pėr tė stili nuk ėshtė ēėshtje forme ose teknike. Marvet Prusti thotė se "stili ėshtė ēėshtje botėvėshtrimi, ėshtė zbulim i cilėsive qė shfaq bota". Fraza nė roman ėshtė e shkurtėr, rėndon e kamur me ngarkesa poetike, me mjete artistike, metafora, krahasime e anonimi. Gjuha ėshtė e ngrohtė, e rrjedhshme e pėr mė tepėr mesazhit qė pėrcjell vepra janė shumė domethėnėse.

  Tė lumtė Rezart!

Me kėtė rast do tė doja tė falenderoja nė radhė tė parė prindėrit e Rezartit qė ju gjenden atij pranė shpirtėrisht dhe financiarisht, Kujtim Agalliun, redaktorin e pėrgjegjshėm pėr punėn e kujdesshme qė ka bėrė dhe sė fundmi pasionanten e madhe tė librit, drejtoreshėn e bibliotekės, Drita Cankja, e cila si punonjėse e kėtij institucioni qėndron shumė afėr shkrimtarėve elbasanas.

  Falenderim special medias.

 

Ju falemenderit

 

   Miljanov Kallupi                                              Elbasan, 05.01.08

 

 

 

Poeti elbasanas, zoti Nexhip Bashllari, tha:

 

Rezartin e njoh prej disa vitesh, dhe qė prej fillimit tė njohjes sonė, diskutimi ka qenė pėr

letėrsinė. Qė prej asaj kohe mė ra nė sy pasioni i tij pėr letėrsinė dhe se kishte disa projekte

nė ėndrrėn e tij, realizimin e tė cilave unė e besova, sepse nė tė pashė shkėlqimin nė sytė

e tij, pashė etjen pėr tė lexuar dhe dėshirėn pėr t'u njohur me sa mė shumė autorė vendas e

tė huaj. Dhe ja ku jemi mbledhur sot, nė kėtė ambient dhe auditor tė nderuar, pėr tė shkėmbyer 

mendime rreth librit tė tij porsa botuar. 

Nė kėtė libėr ai ėshtė pėrpjekur tė na pėrshkruaj ngjarjet jetėsore tė tij, tė cilat i ka pėrjetuar 

i gjithė populli ynė dhe veēanėrisht brezi i tij, porse ai ka ditur tė anashkalojė strukturėn e njė 

ditari dhe ta veshė kėtė me vlera artistike, duke i dhėnė fizionominė e njė romani jetėsor. 

  Autori ėshtė njė i ri idealist. Ai e ka regjistruar nė memorjen e tij jetėn qė ka kaluar nė 

fėmijėri, ai ka pėrjetuar ngjarjet qe rrodhėn mė vonė, por qė ėshtė pėr tė patur zili, pėr pjekurinė

e tij tė shpejtė, pėr qėndrimin e tij tė ekulibruar, nė ato kohėra tė turbullta, ku mund tė merrte 

dhe njė rrugė pa krye. Libri i tij nuk ėshtė ndėrtuar mbi fantazinė dhe ngjarje imagjinare, por 

mbi ngjarje reale, tė cilat ka ditur t'i pėrshkruaj, ashtu siē kanė ndodhur vėrtetė, me nota dramatike,

 me ankthe dhe nėpėrmjet tyre, tė bėn t'i pėrjetosh ato, po me atė intensitet. 

   Ai e ka pėrjetuar vetė disa herė, se ē'ėshtė emigrimi nė njė vend tė panjohur, ka pėrjetuar 

pėrndjekjen, poshtėrimin, torturėn; ka ndjerė shfrytėzimin, ku njė emigrant siē thotė edhe vetė

ishte baraz me njė fuēi nafte. Por ai ka ndjerė edhe dhembshurinė, pėrkrahjen, dorėn e ngrohtė

tė njerėzve me zemėr tė madhe. Ai prezantohet si njė vėzhgues dhe pėrshkrues i kėtij realiteti 

tė provuar mbi trupin dhe ndjenjat e tij. Ai, nėpėrmjet personazheve tė bandave me tė rinj nėpėr

lagje tė qytetit tė vetė, nėpėrmjet fenomeneve aq shumė tė pėrhapura nė ato vite si vrasjet, 

shėrbejnė si nje apel pėr brezat e ardhshėm, se ato nuk janė rruga e duhur pėr njė tė ardhme mė

tė mirė. Nėpėrmjet Arianit dhe disa personazheve tė tjerė, nė ato vite tė egra, na sjell figurėn e 

atyre njerėzve tė thjeshtė, tė vuajtur, por tė ndershėm, qė kishte nevojė shoqėria dhe qė ata 

nuk i kanė munguar kėsaj shoqėrie.

Nėpėrmjet sjelljeve ē'njerėzore tė policisė greke dhe atyre banorėve shpirtmirė si Nesti e shumė 

raste tė tjera qė pėrshkruhen aty, ai na tregon se nuk janė popujt ata qė mbartin armiqėsi me 

njėri-tjetrin, por janė qeveritė dhe interesat e klaneve qeveritare; dialogu me prokuroren tregon

se ajo ka dhėmbshurinė e njė nėne greke, por nuk del dot mbi politikėn e shtetit tė saj qė e ka 

emėruar nė atė detyrė; ajo ndjehet e pafuqishme ndaj atij klani qė kėrkon tė mbajė shtetin nė 

parametrat e njė qeverisjeje tradicionale, kjo edhe nė politikėn ndaj komshinjve tė saj.

   Ne libėr del se, nga gjithė ai ėndėrrim dhe optimizėm pėr njė qeverisje demokratike dhe pėr 

njė jetė mė tė mirė, bie nė zhgėnjim. Gjithė ajo gradaēelė iluzionesh dhe shpresash njerėzore,

shkėrmoqet me njė tė goditur. Gjithė ajo pasuri e akumuluar, qė mund tė pėrdorej me nikorqillėk,

pėr njė tė ardhme mė tė mirė dhe mė tė shpejtė, u tjetėrsua pėr pak orė. 

    Ai nuk pretendon tė japė nė tėrė gjėrėsinė e vet, ngjarjet e atyre viteve tė hidhura dhe 

marrėzive pėr tė vrarė dhe djegur vetveten, por ka arritur tė realizojė sinteza pėrgjithėsimi 

realiste dhe tė admirueshme. 

   Ai kap njė problem qė ėshte serioz dhe qė kėtė vend po e torturon cdo ditė e mė shumė:

Ky brez qė po lind dhe po rritet nė kėto vite demokracie, ē'mėsues do tė ketė? Duke ndjekur 

rrjedhėn e ngjarjeve nė vendin tonė, ai fillon te dyshojė dhe ky dyshim pėrligjet. Pjesa mė e 

madhe e klasės politike qė mori pėrsipėr tė drejtojnė dhe tė edukojnė kėtė brez, 

jo vetėm qė ėshtė i paaftė, por nuk e kishin as me gjithė mend. Ata u vunė nė krye tė kėtij 

populli, pėr tė pėrfituar nga amullia, pėr ta shfrytėzuar atė. Nuk janė tė pakėt ata politikanė e 

qeveritarė qė shprehen me njėri-tjetrin se: "Ėshtė koha tė prodhojmė para pėr vete".

Pra rrėfimi i tij linear ėshtė i sinqertė. Ai ėshtė nje vėzhgues i mirė dhe i opinioneve njerėzore,

ku bien nė sy lėkundjet shpirtėrore tė tyre, ka ditur tė marrė prej tyre atė zjarrmi dhe ndjenjė

dhimbjeje e shprese, pėr tė cilat ka ditur tė thotė fjalėn e vet. 

  Ai sot jeton nė njė vend me njė shkallė tė lartė demokracie dhe pėr ndrysimet qė ai konstaton

me vendin e tij, ndien dhimbje. Ai e do vendin e vet, ashtu siē do edhe prinderit e tij, ku shpesh 

herė dialogėt qė ndėrton, nė shumė raste, i vė nė gojė tė tyre, me merakun dhe kėshillat qė

merr, pėr tė qenė i ndershėm, nė jetė se ne,-i thonė ata, e kemi ndėrtuar jetėn me djersėn e 

ballit dhe se asgjė e huaj nuk na vete pėr mbarė. 

  Me kėtė libėr, Rezarti, elementėve interesantė qė ėshte pėrpjekur t'i pėrshkruajė me hollėsi,

ka ditur edhe tė zhbirojė dhe tė pėrshkruaj natyrėn me tė gjitha ngjyrat e saj, ta veshė edhe me 

figura letrare e artistike si metafora, krahasime etj...     Ato nuk janė tė pakta, por mjafton tė 

pėrmėndim vetėm kėto si: "Goja i kishte marrė flakė",  "Mė hėnė tė thyer", "Netė qė kullojnė turp",

"Kraharor shkėmbor", "Ditė shtatanike", etj, tė cilat e kanė bėrė librin mė tėrheqės, i kanė dhėnė

vlerat e njė libri artistik, ndaj dhe tė bėn tė mendosh se me kėtė liber ai ka hedhur njė hap tė 

sigurtė nė fushėn e krijimtarisė letrare. Me kėtė rast, me gjithė zemėr, i uroj njė krijimtari tė mbarė!

 

                                                         Nexhip  Bashllari

 

           Elbasan  5.1.2008       

  

 

    JA, SE C'THA POETI ELBASANAS, ZOTI, RAKIP ZHGUNI,

 

  KRONIKĖ E NJĖ JETE PLOT DALLGĖ

 -SHĖNIME PĖR ROMANIN "DETI PA DALLGĖ" I  REZART PALLUQIT-

  Me tė vėrtetė befasohesh kur lexon romanin "Deti pa dallgė"tė shkrimtarit Rezart Palluqi jo pėr faktin se ka shkruar diēka, ka hedhur nė letėr diēka, por sepse ka ditur qė me mjeshtėri tė pasqyrojė artistikisht atė kufi qė ndau dy epoka, ka ditur tė shprehė me pjekuri ato ndryshime qė ndodhėn nė vendin tonė pas viteve '90, parė kėto jo thjesht nė planin  personal. Themi kėshtu pasi nga mėnyra se si shkruan Rezarti, tė mbetet nė kujtesė pjekuria, trajtimi i mprehtė i atyre dukurive qė do tė linin mbresa nė shpirtin e tij dhe do tė ishin ballafaqimi mė i madh me jetėn, lirinė, nė ato vite kur autori e nisi "detin" me ėndrra pėr tė jetuar i lirė.

Tė bie nė sy njolla e thellė e jetės, ndonėse romani ėshtė shkruar nga autori nė moshė tė njomė. Kjo vjen ngaqė ato ngjarje, ato vuajtje pas shembjes sė diktaturės kanė lėnė mbresa kaq tė forta, sa i ka dhėnė dorė tė lirė  Rezartit t'i pėrshkruajė me vėrtetėsi artistike.

         Qė fėmijė autori-personazh i romanit vihet nė prova tė vėshtira. Ishte vetėm 16 vjec, kur nisi udhėn e vėshtirė tė emigrimit.  Si gjithė tė tjerėt ai e ėndėrronte emigrimin si fitore tė lirisė. Por shpesh dhe thuajse gjatė gjithė romanit i duhet tė ndeshet me njė botė tė egėr. Udhėtimet e gjata me kėmbė drejt Greqisė, torturat e policisė greke, vėshirėsitė pėr ushqim e pėr fjetje, pėrbuzja nga vendasit, jo tė gjithė natyrisht, diskriminimi i egėr, e bėjnė mė kėmbėngulės autorin, e burrėrojnė para kohe. Emigrimi pėr tė mbetet plagė, sepse edhe shpendėt shtegtojnė,por emigrimi nė tokėn greke atij i duket si njė ferr i vėrtetė, kur pėr arsye tė diskriminimit, nuk guxon tė ėndėrrojė pėr vendin e tij.

            Me shumė dashuri e nostalgji autori gėrsheton kujtimet e fėmijėrisė nė qytetin e lindjes, nė Elbasan, ku i kanė mbetur nė kujtesė shokėt, lojėrat, ėndrrat, shpresat, ēapkėnllėqet, shkurt njė botė qė nė kohėn e diktaturės ishte e ndrydhur, e zbehtė, e mjerė. Ndaj, ai dėshiron qė tė shembet komunizmi me bindjen se demokracia do tė sjellė gjėnė mė tė shtrenjtė, lirinė.

        Edhe pse nė moshė tė njomė, autori kujton anarkiné e fillimit tė demokracisė nė vendin tonė. Jo mė kot ai e quan atė si njė unaze floriri, qė mund tė gėnjente kėdo qė ta vinte nė gisht. Duke e parė nė kėtė kėndvėshtrim, autori trajton kėshtu me pjekuri tėrė ecurinė e demokracisė qė nga viti 1991 deri nė vitin 1997, vit kur ndodhi ajo qė dihet me paratė e shqiptarėve, qė i patėn fituar me gjak nė dhera tė huaj. Kėshtu romani merr vlera edhe mė tė mėdha, sepse pėrshkruan njė periudhė gati dhjetėvjecare tė fillimit tė demokracisė tek ne, tė mirat dhe tė metat e saj, gėzimet dhe zhgėnjimet e saj. Gjithsesi as vuajtjet, as zhgėnjimet nuk e mposhtin autorin, pėrkundrazi, ai arrin tė ēajė detin e jetės me vullnet e kėmbėngulje, duke dėshmuar se njeriu ėshtė nė gjendje tė dalė nga ēdo situatė e vėshirė, kur ėndėrron dhe beson se e ardhmja do tė jetė mė e mirė.

         Ky roman, i ndarė nė dy pjesė, tingėllon si njė det i vėrtetė, ku anija e shpresės nuk mbytet kurrė. Nė tė kanė hipur mjaft personazhe, qė autori i njeh mirė, ndonėse nuk i karakterizon e portretizon. Kėto personazhe janė edhe tė  panjohur, por qė tė gjithė plotėsojnė asamblin e romanit dhe i japin atij vlera edhe mė tė mėdha. Si tė thuash, janė po aq personazhe sesa copėza botėsh tė vogla, qė formojnė e pasurojnė botėn e gjėrė tė romanit nė pėrgjithėsi. Vėrtet duken si epizodike, por qė tė gjithė janė shqiptarė qė kanė vuajtur, kanė ndoshta nostalgji, kanė besim tek e ardhmja, kanė tė pėrbashkėt ėndrrėn pėr njė jetė mė tė mirė.

         Edhe kur trajton problemin e vėshtirėsive tė emigrimit, me gjithė torturat, diskriminimin e autoriteteve greke, autori gjen njerėz qe i japin kurajė, por kurrė nuk ndihen nota urretjeje e armiqėsie.

        Pėr mendimin tim, Rezarti, me kėtė roman shpreh mendimet, gjykimet, botėn e tij. Nuk mungojnė as mendime filozofike, te cilat tregojnė pjekurinė dhe kulturėn e tė shkruarit, mėnyrėn e trajtimit tė materialit me finesė.Sipas gjykimit tim, pjesa e parė ėshtė mė e ngrohtė, pasi autori ėshtė pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė nė ngjarje dhe ka privuar mbi kurrizin e tij vuajtjet e emigrimit. Ndaj dhe mesazhi i romanit del i qartė. Shqiptarėt janė popull qė e duan punėn, e duan lirinė, kanė kurajo e guxim pėr tė ecur pėrpara, nėse ke tė qartė rrugėn qė do ndjekėsh.Ky besim tek drita e lirisė nuk u dogj nga realiteti i hidhur qė pėrjetoi nė shpine njė djalosh 16-vjecar, qė nga viti 1991 deri nė vitin e kobshėm 1997.

            Pėrsa thamė, vėrtet sipas meje pjesa e dytė ėshtė mė e fragmentizuar, mė e copėzuar, me epizode gati tė fotografuara, si tė thuash, u ngjan njė mozaiku, por nė tė vėrtetė edhe kėtu ndjehet shpalosja e ideve tė rėndėsishme, sidomos pėr atė periudhė tė trazuar pas viteve '90.  Nuk mungojnė edhe qėndrimet kritike ndaj demokracisė qė lindi, pasi u kalua nė njė gjendje anarkie, sa njerėzve po u humbte besimi te ndryshimet qė po ndodhnin.  Autori tė gjitha kėto epizode i lidh me idenė qėndrore tė romanit.  Demokracia e re qė nisi si lėvizje rebele nuk mund tė kthejė mė prapa, pavarėsisht se orakujt bėnin parashikime e mbanin qėndrime pseudodemokratike.  Siē thotė autori, shtresat e varfėra janė ato qė e pėsojnė, ata qė detyrohen tė marrin malet nė emigracion dhe me paratė e tyre, fituar me pika gjaku u ngritėn piramidat, tė cilat sollėn edhe tragjizimin e vitit 1997.

         Kėto ishin disa mendime qė mė lindėn nga njė lexim i shpejtė i kėtij romani. Megjithatė mund tė shtoj edhe diēka pėr anėn kompozicionale. Romani nuk ndjek ngjarje si nė romanet e mirėfilltė me pėrjashtim tė pjesės sė parė, por autori fut copėza kujtimesh, fragmente bisedash, pėrshtypje personale edhe tė tjerėve, gjykime e vlerėsime tė dėgjuara nė kafene, nėpėr koridore, nė dhoma, nė rrugė, etj, fut letra dhe elementė tė tjerė, qė tė gjitha nė funksion tė veprės nė tėrėsi. Kesisoj ky mozaik plotėson me sė miri idenė qėndrore té romanit: Ėndrra pėr liri dhe lufta pėr tė qenė i lirė kalojnė peripeci e vėshtirėsi tė panumėrta,por vendosmėria, kėmbėngulja, durimi dhe vullneti i hekurt bėjnė tė mundur realizimin e ėndrrės pėr tė punuar e jetuar si njeri.  Ky material kaq i ngjeshur ėshtė trajtuar edhe me mjeshtėri. Kjo vihet re edhe nga pėrdorimi i mjaft figurave letrare, tė cilat tregojnė edhe kulturėn e mjaftė tė autorit, njohjen e mjeshtėrisė sė tė shkruarit, erudicionin  e tij tė fituar nga leximet, por tė provuar nga realiteti i pėrjetuar aq dhimbshėm nė vitet e tranzicionit shqiptar.

        Duke i uruar autorit shėndet, shpreh bindjen se Rezarti ėshtė nė njė udhė tė mbarė nė fushėn e letrave dhe presim prej tij vepra tė tjera po kaq tė arrira sa edhe ky roman-biogragik.

 

 

  ELBASAN, MĖ 5 JANAR 2008                                                 

                                                                                          RAKIP ZHGUNI    

        

              

 

 

 

 

 

 

home

prezantim

poezi

proza

publicitet

kontakt

linke

 

Rezart Palluqi                                                                
Proza