|
Poezi nė Shqip
1
I urrej Shqiptarėt kur lexoj libra
Shqiptarėt nuk besojnė nė mrekullitė hyjnore,
as nė forcen e diapazonit tė dijes.
Tani qė dielli i shkriu perdet metalkuqe,
rrezet e tij shėllojnė trishtėm nė muret e lakuriqtė,
sepse nė vilat pėrrallore tė shqiptarėve,
mungon shkėmbi i bibliotekės.
Ne kohėt penė-groposėse,
poeti i ndėrgjegjshėm, ėshtė i destinuar
tė pijė bojė dhe pėrtypė shkronja.
Mendja e tij ėshtė pėrjetimorja e dijes.
Librat e pluhurosur, vrundullojnė si milingona,
tė nguliten nė honin e tejngjeshur tė mendjes time.
Dua ti vjell njė pjesė,
por tė vjellėsh libra nė Shqipėri,
pėrbėn shkelje tė drejtave tė njeriut.
Oh, libra tė shkruar e pashkruar!
Si ju alivanosi kėshtu logjika njerėzore?
Tė rrėsėlliteni nė thesin e mendjes time,
botėn ta kundroni nėpėrmjet njė kallami Frapeje?
Cfatkeqėsi tė jeshė njerku i librave!
Kur lexoj libra ju urrej,
o Shqiptarė tė dashur!
Rezart Palluqi
2
Pėrjetėsia ėshtė njė plazh lakuriq!
Pėrjetėsia ėshtė nje plazh lakuriq
dhe shekujt janė plazhistėt e saj.
Lakuriqėsia ėshtė rreptėsisht e detyruar.
Shekujt e dalė nė pension,
tė cilėt ende veshin sytjena ose mbathje
do tė pėrjashtohen prej plazhit.
Ata nuk mund tė notojnė nė detin e pacakė.
Tregohu vigjilent, poet!
Rrobaqepėsit tiranikė
e kanė veshur shekullin trashė.
Shekulli yt, tė thėrret ta zhveshėsh atė lakuriq...
...Shqyji poet, shallin, rrobet e tija mbytėse!
Ti, dhe shekulli yt, lindėt lakuriq!
Nėna kohė ju pret tė ktheheni lakuriq...
Pėrjetėsia ėshtė njė plazh lakuriq,
dhe shekujt janė plazhistėt e saj tė dashur...
Shekujt dhe poetėt tė cilėt ende
veshin sytjena ose mbathje,
nuk mund tė notojnė nė detin e pacakė!
Rezart PALLUQI
3
Stinėt e Lavdisė tė Poeėve.
Ky Poeti kėtu i kėndoi e i qau me lot
tė zinj pikėllimit e shpėrbėrjes.
Lavdi «Poetit tė Vjeshtės» !
Ky Poeti kėtu i kėndoi dhe e
goditi me grusht urinė e akullin.
Lavdi Poetit tė Dimrit!
Ky poeti kėtu i kėndoi zogjve dhe
u de me spermėn e pranverės.
Lavdi «Poetit tė Pranverės»!
Ky Poeti kėtu u poq e u dogj
nėn diellin pėrvėlues tė verės.
Lavdi Poetit tė Verės!
Ndėrsa ky Poeti kėtu,
kėndoi, qau, kėrceu e grushtoi
dorė pėr dore me Pranverėn,
Verėn, Vjeshtėn, e Dimrin,
nė qarkun e rrumbullakėt tė jetės.
Lavdi Poetit tė tė gjithė Stinėve!.
Rezart PALLUQI
4
Cdo tė thotė Demokraci?
Kush e di c'do tė thotė Demokraci?
Liri Demokraci! Liri Demokraci!
Kush ėshtė babai i Demokracisė?
Ciklopi mbi kalin prej shkėmbi!
Xhuxhi me tre Vampirėt Krraba!
Kush ėshtė shpirti i Demokracisė?
Liri Demokraci! Fqinju im pa cati!
Kush e ka cituar teorinė e Demokracisė?
Ciklopi nė shpellėn e tij antike !
Xhuxhi nė bunkerin e tij tė hipnotizuar !
Kush e ka lexuar teorinė e Komunizmit?
Biri im, nė filan vepėr tė Marksit.
Kush e ka lexuar teorinė e Demokracisė?
Ku janė zoti poetveprat teorike?
Se mos na i propozuan idhujt tanė
dhe ne nuk i lexuam?
Kush e di se cdo te thotė Demokraci?
Liri Demokraci! Liri Demokraci !
Rezart PALLUQI
5
Dukshmėria e sė keqes.
Shpirtin e ke tė errėt si nata pa yje.
Ditėn kur ecėn nuk tė shoh dot.
Vetem sa tė degjoj: Ti kėndon si gjinkallė,
dhe pėlcet si kapsolle nga vapa e marazi.
Por natėn tė shoh shkėlqyeshėm.
Ti shpėrthen si shtėllunge tymi
nga shpellat parahistorike.
Me njė trup e fytyrė tė pagdhendur,
ti ecėn dhe fishkėllen pranė dritares sė djallit.
Tė eksituar kėndoni si dy kukuvajka,
dhe ku tė mundeni fikni qirinjtė e shpresės.
Qirinj tė braktisur nga shpirtėra tė verbuar.
Atėherė ju ulėrini nga triumfi i suksesit.
Urra: Njė parazit mė tepėr
dhe njė njeri mė pak .
Dhe ju e dini qė unė ju shoh.
Por unė nuk ju frikėsohem sepse
natėn ju nuk i shihni dot qirinjtė e mij.
Natėn ju shihni e fikni vetėm qirinjtė e braktisur.
Rezart PALLUQI.
6
Peshqit, Peshkaqenėt dhe Kryepeshkaqeni.
Ja si u bėnė peshqit peshkaqenė dhe
peshkaqenėt , Kryepeshkaqenė.
Tė gjithė fiset njerėzore ngjanin me peshqė tė vegjėl.
Peshku pak mė i madh e i mencur pėrpinte
peshqit kontrakditorė apo pak mė tė vegjėl.
Kėshtu, sot kemi, peshqė, peshkaqenė e Kryepeshkaqenė.
Por kemi edhe peshqė --dikur ish-peshkaqenė
qė vajtojnė nė heshtje pėr lavdinė e humbur;
qė sot e godasin me shigjeta Kryepeshkaqenin,
qė shesin moral nė bulevarde dhe i kundėrvihen
disbalancave gjeopolitike dhe njėkohėsisht u gufon
shpirti krenari pėr Legjendėn peshqngrėnėse
tė Kryepeshkaqenit, Aleksandrit Maqedonas.
Por trajtat egzistenciale nuk transpaltohen vetėm kėtu.
Ato transpaltohen edhe tek kryengritja imorale e disa
Peshkaqenėve kundėr Kryepeshkaqenit.
Njėri prej tyre, ish nipi i Bonapartit, qė sot kur
i ngrin rrjetat bosh, i kundėrvihet Kryepeshkaqenit
me parrulla e moral idealist. HA, HA, HA, HA !
Peshkaqeni kėrcėnon me moral idealist Kryepeshkaqenin.
Ndėrsa ne peshqit e vegjėl pėr aq kohė sa nuk
do tė na jepet mundėsia tė bėhemi peshkaqenė,
do tė ndjehemi Marksistė tė kulluar.
Dhe kur tė vije ora e masakrimit do tė zgjedhim
gojėn e peshkaqenit mė pak tė uritur.
Rezart PALLUQI.
6
Duhen shqiptuar dhe kafshuar bukur.
Sot nė mėngjes i shpallėn kandidaturėn pėr deputet.
Asnjėherė nuk e pati nėnvlerėsuar intrigėn e tij gjeniale.
Me paraqitjen e jashtme dhe gjuhėn shqipe ,
tė jepte pėrshtypjen e njė tė rrituri thuthuq,
me gusto veshjeje prej bujkrobi.
Gojėn nuk e pati larė ndonjėherė.
Trecereku i dhėmbėve ishin kalbur.
Trecereku i fjalorit tė gjuhės shqipe ishte mykur.
Fjalėt: Paqe, Diplomaci, Politikė apo Mirėqėnie
i shqiptonte zigzag. Megjithatė simpatizantėt e tij,
-frekuentuesit e kafeneve tradicionale i
rrihnin shpatullat.
-Tė paktėn je i thjeshtė si ne! Pastaj politika
nuk do fjalė tė mėdha,-- e inkurajonin ata.
Tė nėsermen shkoi tek rrobaqepėsi e dentisti.
Ndėrsa tė pasnesėrmen dy javė para zgjedhjeve
shkoi tek profesori i politikologjisė.
Gjithė ditėn u stėrvit me njė duzinė fjalėsh:
PSEU-DO-DE-MO-KRA-TĖT, PLU-RA-LIZ-MI,
MI-RĖ-QE-NIA, SO-LI-DA-RI-TE-TI
VE-TĖ-PĖR-GJE-GJĖ-SIA.
Sepse fjalėt e mėdha nevojiten vitrinė trupore,
gjuhė nėpėrke dhe dhėmbė tė reja.
Ato duhen shqiptuar dhe kafshuar bukur
i tha profesori i politikologjisė dhe i uroi sukses.
Rezart PALLUQI
|