|
Nė kėtė link do tė lexoni poezi tė poetėve tė ndryshėm shqiptarė,
kryesisht tė kolegėve tė mij, tė cilėt i njoh personalisht e bashkėpunoj ende.
Disa poezi tė poetit tė famshėm tė haikut shqiptar:
Miljanov Kallupi
1
Ku mė njeh flutura
qė mė fton
te manaferrat?
2
Tavolina,
edhe pėr ty,
trumcaku i uritur.
3
Mbėshtillmė, mjegull,
e shpjermė
luginės sė panjohur!
4
Dėgjoj ende kambanat
qė nga viti zero.
I gjithi tingull.
5
Pėshpėris nėn zė
njė hajku pėr hijen,
qė mė ndjek e s'bėzan.
6
Hėnė dhjetori.
Thelė portokalli
nė gojėn e qiellit.
7
Qiell me shi.
Si nė njė rrjetė
pėrpėlitet peshku i agut.
8
Netė lakuriqe.
Copėra fustani
nėpėr gjemba kaktusesh.
9
Gurėt qė shkele
tani i mbledh
si smeralde.
10
Te balli im
digjet dritėza
e xixėllonjės sė natės.
Milianov Kallupi
* * * *
Poezi nga poeti beratas,
Kujtim Agalliu
1
Heshtje qė rrėfen.
Nėn rėrė
Baticat e dhimbjes.
2
Fllad pranvere.
Bardhėsia e lulekumbullave
Xhelozi e plepit.
3
Kupa e gjurit nudo,
Vėshtrimet lozonjare.
Njė peng i rrugės.
4
Bredh
me puthje kumėrish,
degėdrithėruar...
5
E hodha tojėn nė liqen,
Nuk zura peshk,
Kujtime dashurie.
6
Pjeshkėzes sė gjoksit tėnd
Me gjuhė
ia hoqa pushin...
7
Nė kopėsht
U shua edhe nje lule,
Brenga ime...
8
Treg i fruta-perimeve.
Pėrmbi tezga
Buisin stinėt.
Disa poezi nga poeti elbasanas,
Arben Dedja
1
Lėndinave me lule, Mendimet e mia hedhin valle mbi gjėnbace
2 Druri u drodh. Tė fundit teshė nga trupi Ia shqeu era
3 Gjethe tė thara. Ushqehuni krimba Une s'kam uri
4 Lulen kėputa. Buzėqeshi ėmbėl Nė duart e tua
5 Shi i rrėmbyer. Lulja i hapi ēadrėn Fluturės sė majit.
6 Trėndafil Shpomi duart Mos tė kėput
7 Diellit Nėn shkurre i fshihet gjarpri
8 Zėri Nėnės. Njė buqetė trėndafilash shėron plagėt e mėrgimit
9 Nė barcen e shpirtit njė gonxhe trėndafili po cel. Mos e prekni
10 Trėndafil. Mbi petalet e tua lėre tė pushojė loti im.
11 Shiu shpėrlan pluhurin e hirtė nga petalet e trėndafilit Arben Dedja Elbasan 2008
|